TIRANË

Sheshi Skënderbej për tre ditë me radhë është kthyer në zonën e produkteve më bio të kryeqytetit. Në shijimin e produkteve shqiptare nuk mund të mungonte birra e parë shqiptare birra Korça.

Në zemër të panairit gjendet birra ‘Korça’ birra e parë shqiptare e njohur për konsumatorin për cilësi të lartë dhe shije të veçantë të ruajtur me fanatizëm ndër vite duke mbajtur të njëjtat vlera dhe karakteristika. Qytetarë të shumtë shijojnë birrën “Korça” e cila mirëpret të gjithë këto ditë në Sheshin Skënderbej nga data 22-23-24 Tetor .

Muzika ka shoqëruar qytetarët në Sheshin Skënderbej të cilët me Birrën Korça në duar kanë shijuar momente argëtimi.

Birra “Korça” gjendet në panair me të gjithë gamën e produkteve të saj bjonde dhe e zezë. Tradita e shijes së mrekullueshme dhe e cilësisë së lartë të birrës ka mbledhur në stendën e birrës “Korça” të rinj, familjarë por jo vetëm, edhe të huajt që kanë zgjedhur të kalojnë një ditë ndryshe.

Birra “Korça” përfaqësuese e historisë  me shije unike është birra që i përshtatet çdo moshe e çdo ambienti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb