Kryeministri Edi Rama është ndalur sot tek çështja e detit në lidhje me deklaratat nga pala greke se do të merrte nga territori shqiptar 12 milje. Mes ironisë, Rama i është përgjigjur pyetjes së një gazetari në rrjetet sociale, ku shkruante se; Zoti Rama, lëreni ekonominë, po merruni me atdheun. Po na e merr greku”.

Kaq mjaftoi që kryeministri t’i sugjeronte gazetarit që të mbronte detin me presidentin Ilir Meta, apo dhe me liderin e PD-së Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

“Ka edhe një koleg tuajin që po lexoj që thotë; “o Ramë, lërë ekonominë po shif atdheun, se po ta merr greku”. Një përgjigje shumë të thjeshtë. Atdheun nga greku mbroje me Liken, edhe Lulin, edhe Saliun, edhe Monikën me kanoe. Mbroni atdheun nga grekët, bile bjeri edhe nga Vjosa se Iliri po mbron edhe Vjosën tani. Vazhdoni mbroni gjithë ujërat e Shqipërinë dhe nga grekët dhe gjithë armiqtë imagjinarë të Ilirit, Lulit, Saliut dhe Monikës”-, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: