Këngëtarja Xheisara Frisku dhe tenisti Arbër Sulstarova janë dy nga banorët më të rinj të Big Brother Vip.

Teksa kanë vetëm pak ditë brenda shtëpisë së famshme, dyshja janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin.

Shkak i sherrit mes tyre ishte një koment i sportistit ndaj këngëtares, e cila po fliste dhe ushqehej njëkohësisht.

“Të bezdis dhe përtypja ime?”- iu drejtua ajo, Arbër Sulstarovës, duke i kërkuar t’i japë pak kohë për nisjen e sherreve dhe e paralajmëroi se gjithçka do fillojë pas spektaklit të së premtes.

Ndërkohë tenisti i tha që të paktën të mendonte për publikun, por ajo u shpreh se këtë gjë s’do e bënte, duke shtuar se me ironi se ka qejf të bëhet meme dhe njerëzit të thonë: “Shiko si e ha Xhei bananen”.

Pjesë nga biseda:

Xheisara: Të bezdis dhe përtypja ime Arbri? E ke nis pak keq me mua. Qetësohu se është dita e dytë, aman të lutem më jep pak kohë, se kam ardhur për të qetësuar trutë deri nesër. Pastaj nesër e mbrapa do fillojmë.

Arbri: Jo duke folur. Po fillo moj çfarë të duash. Unë të thashë që je duke folur dhe duke ngrënë…

Xheisara: Po ç’ke po burrë se do bëhem unë meme jashtë jo ti, çfarë pune ke. Nuk është e nevojshme fare. Kam shumë qejf të thonë ‘Shiko si e ha Xhei bananen’ ose ‘Shiko si Xhei ha dhe flet në të njëjtën kohë’. Çfarë ke?

Arbri: Okej mendo për publikun.

Xheisara: S’mendoj për njeri. Të kisha menduar për publikun nuk do flisja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb