Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se Shqipëria vazhdon të jetë një vend feudalist.

Nazarko thekson se në vendin tonë, kryetarët e partive vendosin për gjithçka.

Më tej, Nazarko nënvizon se lideri demokrat Lulzim Basha është në një udhëkryq të madh, sepse ka brenda koalicionit edhe Idrizin, edhe Dulen.

“Jemi në një vend faudalist, ku kryetarët vendosin gjithçka. Basha dikur u turr që të shkatërrojë LSI-në. Rama bëri truk dhe kandidoi Metën për president. Luli ka Idrizin dhe Dulen dhe gjendet si varkëtari, edhe nuk di kë të çojë në anën tjetër ujkun, delen apo lakrën.

Basha shprehet se nuk duhet të rrijë kryeministri për tetë vjet, kjo është broçkull, sepse mund të rrijë sa të dojë, sa kohë që populli e voton. Unë shikoj turma laramane, që shumica vijnë nga e djathta.  Shumë pjesë të së djathtës janë të njollosur. Basha ka probleme brenda koalicionit të vet dhe ankohet një e dy që nuk po rrëzon dot, atë që quan diktaturë”, tha Nazarko

 

 

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb