Kreu i PD, Lulzim Basha është zhvendosur për fushatë në veri ku po shkon drejt Kukësit. Ai është pritur nga dhjetëra demokratë dhe lideri i opozitës ka mbajtur një fjalë në Kalimash.

Ai i ka premtuar qytetarëve se traun e Rrugës së Kombit do e shohin edhe tre javë, pasi më 25 prill nëse PD fiton atëhere ai do të hiqet.

Për Bashën heqja e traut që e vendosi Rama do të jetë ndryshimi i parë për çdo shqiptar nga Konispoli në Podujevë.

”Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj. Shikojeni, edhe tre javë tra. Më 25 prill Shqipëria voton ndryshimin, Kukësi voton ndryshimin. Dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptare e shqiptar nga Konispoli në Podujevë do jetë heqja e traut. Nuk ka kaluar shumë kohë, nga ai moment që na i mbushi zemrat me një besim si qytetar të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan që lidhi Shqipërinë me Kosovën.

Vite me radhë, ai që për dy javë e gjysmë do largohet me votën më masive që kërkojnë ndryshim. Nuk bëri asgjë, por përkundrazi i futi shkopinj nën rrota Kosovën, shkatërroi ekonominë tonë, uli marrëdhëniet ekonomike-politike në nivelin më të ulët.

Ne ndërtuam rrugën, ai vuri traun. Vota më 25 prill për PD, për nr.9, është votë për heqjen e traut. Kostot e shtuara financiare që kanë ulur punësimin mes dy vendeve, do funksionojmë si një trup i vetëm. Kështu do e bëjmë të mundur. Që djemtë e vajzat e Kukësit të punojnë e jetojnë me dinjitet, dhe të kthehet në qendër ekonomike, universitare dhe krenarie kombëtare për Shqipëri e Kosovë. Faleminderit.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb