BRITANI – Kryeministri britanik, David Cameron i ka blerë bashkëshortes së tij një makinë të përdorur, Nissan Micra blu të vitit 2004, me një vlerë prej 1500 sterlinash. Lajmi është bërë i ditur nga shitësi i makinave, Iain Harris, i cili tha se mbeti i befasuar nga zgjedhja që bëri kryeministri.

“Ishte surreale. Mora një telefonatë ku më thuhej se kryeministri do vinte për të parë një prej makinave tona. Mendova se ishte ndonjë shok që po tallej. Nuk u besoja syve kur erdhi. Kaloi gjysmë ore duke e parë makinën. Ai tha se duhej të ishte diçka e bërë në Britani. U talla duke i thënë se nuk do donte një makinë të kuqe”- tha Iain Harris.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb