Leo Messi, ylli argjentinas i Barcelonës, jo vetëm shënoi dy gola në ndeshjen Osasuna-Barcelona, por u bë protagonist edhe me gjeste të tjera.

Pleshti bëri një nga gjestet më sportive dhe më fair-pay në ndeshjen e 15 të La Ligas.

Gjatë një dyluftimi për top me kundërshtarin Messi rreshket e bie në tokë, por menjëherë çohet për t’i thënë arbitrit që nuk ishte faull. Ai e bëri disa herë këtë veprim duke i bërë me shenjë arbitrit që mos të ndërpriste lojën.

Kjo ngre dyshimet nëse Cristiano Ronaldo do të bënte të njëjtën gjë. Messi dhe Ronaldo përveç se në një luftë se kush është futbollisti më i mirë në botë, ata krahasohen shpesh edhe për gjestet e tyre jashtë fushës së blertë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=-lRjVO3gnv8

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: