Në një intervistë për mediat serbe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndër të tjera ka folur edhe për vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Kosovë.

Ai është pyetur enëse ai ka qenë organizator i bllokadës së krijuar në Drenicë kundër Vuçiç, ndërsa përgjigja e tij ishte mohuese.

“Mos besoni shumë në atë që thonë zyrtarët tuaj dhe spekulimet e medias. Atë ditë kishte një protestë civile, ishin anëtarët e familjes që humbën të dashurit e tyre në luftë, fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Ata ende jetojnë në trishtim dhe të gjithë që ata duan është një kërkim falje”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq në pyetjen rreth asaj nëse SHIK-u është struktura që organizon fluksin e parave në Kosovë, Veseli ka dhënë një përgjigje interesante.
“Shprehja e përdorur në këtë pyetje tregon se po shikoni shumë filma për James Bondin”, është përgjigjur Veseli.

“Trupat Mbrojtëse të Kosovës, si dhe Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, SHIK, të cilën e kam udhëhequr, dolën nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës pas çlirimit të Kosovës. Këto institucione pushuan së ekzistuari pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Republika e sapokrijuar e Kosovës krijoi Forcat e Sigurisë së Kosovës, si dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Pjesa tjetër e pyetjeve janë trillime”, ka thënë më tej Veseli.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb