Thumana është dhe do të mbetet në zemër të shqiptarëve, derisa atje të dëgjohet sërish buzëqeshja e nënave, baballarëve, fëmijëve e të moshuarve brenda shtëpive e tyre të reja.

Në lagjen e re vijon pa u ndalur puna për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të shkuar. Një punë kolosale është bërë përgjatë një viti me terrenin e vështirë ku u konsolidua trualli me shtresa të posaçme dhe u bë e mundur shtrirja e rrjeteve të infrastrukturës rrugore e nëntokësore. Punimet në Thumanën e re kanë nisur dhe po ecin çdo ditë me ritme të shpejta.

Gjithçka këtu po rilind, këtu çdo gjë po lulëzon e po ndryshon, në çdo tullë që vihet duket bashkimi i shqiptarëve, dhe sigurisht gjëra të bukura ndodhin kur shqiptarët bëhen bashkë. Themelet janë hedhur të forta, e po aq të forte po ngrihen dhe muret e çdo shtëpie që do të strehojë rreth 170 familje që kane mbetur pa çati mbi koke prej asaj fatkeqësie.

Elvis Naçi është shprehur se nuk do të vonojë dita kur shtëpitë do të jenë përfunduar tërësisht. Ai tha se po mendohet dhe për mobilimin e banesave dhe gjelbërimin e vendit teksa shtoi se gëzimi është shumë i madh kur sheh Thumanën që ringrihet sërish në këmbë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb