Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion në lidhje me situatën e rrugëve, që paraqesin problematika për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin tonë.

Sipas ARRSH-së, gjatë natës ka pasur reshje me intensitet në të gjithë territorin, duke bërë që në disa rrugë të ketë probleme, kjo thuhet se nuk ka penguar qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë që bë Shëngjergj ka pasur rrëshqitje dherash.

AKSET PROBLEMATIKE
Është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës.
Në Skuraj-Burrel tek aktivizimi i rrëshqitjes në km 14+ 600.
Në km 87, në fshatin Vrishë, aksi Fushë Arrëz-Kalimash.
Po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavorishte.
Në Llogara ka patur reshje breshëri me intensitet shume të lartë, është punuar nga kontraktori për pastrimin

Ndërkohë ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të reshjeve, të reduktojnë̈ shpejtësinë̈ dhe të respektojnë̈ sinjalistikën rrugore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb