ITALI – Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje masive në rajonin e Kalabrisë në Itali, vetëm pak ditë pas paralajmërimit që dhanë autoritetet e mbrojtjes civile për rrezikun që i kanosej disa rajoneve në jug të vendit. Shirat e rrëmbyeshëm nisën gjatë natës por u intensifikuan gjatë mëngjesit të sotëm. Qytetaret arritën të filmojnë me celualrët e tyre momentet e frikshme, kur uji i rrëmbyeshëm rrëmbeu makinat e parkuara. Mediat italiane nuk flasin për të lënduar, megjithatë shërbimet e emergjencës u kanë bërë thirrje banoreve në këto zona të bëjnë kujdes maksimal për të shmangur rreziqet.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb