GJIROKASTËR

Vazhdojnë të bien reshje të dendura në mbarë vendin. Reshjet e dendura kanë dëmtuar rrugën e Zhulatit, që është dëmtuar si pasojë e rrëshqitjeve.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “Balkanweb” se Rruga e Zhulatit është bërë e pakalueshme për mjetet e mëdha.

Lumi është duke u fryrë, por se mbetet brenda shtratit. në disa fshatra si Luftinjë dhe në Sukë ka probleme me energjinë elektrike. Liqeni i Viroit është shumë pranë pikës kritike. Dalja nga shtrati rrezikon bllokimin e rrugës nacionale Gjirokastër – Tepelenë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Prej ditësh, në vend kanë nisur reshje të dendura të shiut, ndërsa IGJEUM ka paralajmëruar përmbytje. Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (6 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Mësohet se lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021.

Ndërkohë, lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve. Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave. Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb