Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha në qytetin jugor të Jemenit, Mukalla, ku një i ri u godit nga rryma, tha një zyrtari lokal.

Përmbytjet shtuan vuajtjet në vendin më të varfër të gadishullit Arabik, i cili ka duruar shtatë vjet luftë.

Një zyrtar jemenas tha se shirat e mëdha dëmtuan dyqanet, shtëpitë dhe rrëzuan shtyllat e energjisë elektrike.

“Të paktën 10 makina u përmbytën dhe disa shtëpi u dëmtuan, ndërsa një i ri vdiq nga goditja elektrike,” tha zyrtari i cili nuk pranoi të përmendet.

Makinat u lanë të përmbysura në rrugë të mbushura me ujë, me baltë.

Përtej Gjirit në Iran, gjashtë persona u raportuan të vdekur ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe, që kufizohen me Omanin, gjithashtu u vunë në gatishmëri.

Dhjetëra njerëz vdesin çdo vit në Jemen nga përmbytjet e shpejta të shkaktuara nga shirat e dendur.

Në maj, Kombet e Bashkuara raportuan se rreth 3,700 familje ishin prekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet që kishin shkaktuar shkatërrim në Jemen që nga mesi i prillit. Autoritetet thanë se të paktën katër persona u vranë.

Rreth 80 për qind e 30 milionë njerëzve të Jemenit varen nga ndihma, në atë që Kombet e Bashkuara e kanë quajtur kriza më e keqe humanitare në botë.

Konflikti i ashpër në Jemen ka marrë dhjetëra mijëra jetë dhe miliona të zhvendosur që nga viti 2015, kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Sauditët ndërhyri në vend për të forcuar qeverinë. Rebelët Huthi të mbështetur nga Irani kishin kapur kryeqytetin Sanaa vitin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb