Shirat e rëna gjatë natës së mbrëmshme në Lezhë kanë sjellë probleme në lagjet e qytetit. Automjetet e parkuara janë përfshirë nga uji, ku si pasojë e bllokimit të pusetave, lagjia “Beslidhja” mbushet sa herë që ka reshje. E gjithë kjo situatë, është përmirësuar sot në mëngjes pas pushimit të shiut.

Gjatë natës ka pasur reshja të shumta shiu edhe në zona të caktuara të qytetit të Durrësit. Situata është paraqitur më kritike sidomos në zonën e stadiumit dhe rrugën hyrëse të ish-kënetës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: