Derbi i Manchesterit në “Old Traford” më 10 dhjetor nuk mbaroi brenda fushave të lojës, pasi një tjetër ‘përballje’ u zhvillua në dhomat e zhveshjeve. Futbollistët e City-t goditën Mourinho-n me shishe uji dhe më pas një sherr mes dy palëve mbërtheu brendësinë e stadiumit, ku me sy të nxirë doli ndihmësi i Guardiolës, Arteta.

E gjithë ngjarja u zhvillua pa parinë e zyrtararëve të federatës dhe arbitri i ndeshjes, Majkëll Oliver, nuk dorëzoi asnjë raport. Pavarësisht kësaj “FA” nisi hetimet për ngjarjen dhe sot ka marrë vendimin.

Me një postim në rrjetin social ‘twitter’ ajo komunikon: “Pas rishikimit të provave nga ekipet dhe nga dëshmitarët okular të pavarur, FA nuk do të ndërmarrë asnjë veprim formal.”

Ndonëse priteshim masa në mungesë të provave “FA” e ka mbyllur çështjen pa marrë asnjë vendim. Ndeshja përfundoi 1-2 në favor të Man.City-t.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb