IDF publikoi pamjet e tunelit ku u vranë gjashtë pengje në fund të gushtit në Rafah, Gaza.

Tuneli e kishte hyrjen brenda dhomës së gjumit të një fëmije në Gaza. Ai shtrihet 20 metra në tokë dhe lidhet me një tunel 120 metra të gjatë. Ky tunel është i ngushtë me tavane të ulëta, pa dhoma dhe ka një derë metalike në fund.

Zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari tha se “ky është një tunel ‘kalimi’, jo një tunel ‘dhomë’. Qëndrimi drejt është i pamundur dhe lagështia është ekstreme”.

“Këtu, ne mund të shohim gjakun e tyre në dysheme. Këtu ndodhën momentet e e fundit të Hersh, Eden, Carmel, Ori, Almog dhe Alex. Ata u vranë brutalisht këtu.

Është jashtëzakonisht e vështirë të mbijetosh në kushte të tilla. Ata ishin heronj, të vrarë me gjakftohtësi nga terroristët që ndërtojnë tunele nën dhomat e gjumit të fëmijëve dhe fshihen me robër”, shtoi ai.

Hagari vuri në dukje se provat janë ende duke u analizuar dhe hetuar. Ai prezantoi disa nga objektet e zbuluara brenda tunelit, duke treguar kufizimin e zgjatur të pengjeve. Midis sendeve të gjetura ishin shishe me urinë, një rezervuar i improvizuar me kovë, produkte higjienike për gratë dhe armë të ndryshme, duke përfshirë karikatorë kallashnikovi dhe gëzhoja plumbash.

“Të gjitha provat brenda tunelit janë marrë për hetim dhe ekzaminim. Ne po shqyrtojmë materialet dhe po ndjekim çdo pistë për të gjurmuar terroristët përgjegjës për këtë vrasje të tmerrshme.

Janë 101 pengje ende të mbajtura në Gaza, duke duruar vuajtje të paimagjinueshme, të uritur, të rraskapitur dhe të torturuar”, tha ai.

621183
621183

IDF tha se kishte gjetur trupat e terroristëve aty pranë, të cilët mund të kishin qenë vrasësit e pengjeve. Këta terroristë po përpiqeshin të largoheshin nga zona e tunelit mbi tokë.

Aktualisht, IDF beson se dy terroristë janë përfshirë në vrasjen e pengjeve.

Bazuar në sasinë e ushqimit, objektet e banjës, dyshekët dhe stokun e armëve aty pranë, IDF vlerësoi se pengjet dhe rrëmbyesit e tyre kishin qenë në zonë për më shumë se një javë dhe ndoshta shumë më gjatë.

620032
620032

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb