TIRANË- Gjashtë persona ndiqen në gjendje të lirë për shkak se transportonin dhjetëra krerë bagëti pa faturë tatimore. Me sa duket aksioni i qeverisë kundër informalitetit është shtrirë edhe tek tregtarët e bagëtive të imta që kryejnë tregti mes Tiranës dhe Durrësit.

Një aksion i Seksionit për krimin ekonomik e financiar thotë se kanë filluar procedimet penale në gjendje të lirë për 6 persona që transportonin me mjetet e tyre dhjetëra krerë bagëti.

Aksioni i Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar:

1. Më datë 09.09.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.B, vjeç 30, banues në fshatin Samaticë, Berat, pasi dyshohet se në orën 03.30, në aksin e rrugor Durrës­-Tiranë, u kap me kamionçinën tip “Benz” me targë, duke transportuar 47 dele pa faturë tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

2. Më datë 09.09.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J.C, vjeç 23, banues në fshatin Samaticë, Berat, pasi dyshohet se në orën 03.30, në aksin rrugor Durrës-­Tiranë, u kap me kamionçinën tip “Benz” me targë, duke transportuar 68 dele pa faturë tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

3. Më datë 09.09.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.A, vjeç 31, banues në Sukth, Durrës, pasi dyshohet se në orën 03.30, në aksin rrugor Durrës­-Tiranë, u kap me kamionçinën tip “Ford” me targë, duke transportuar 9 krerë bagëti, pa faturë tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

4. Më datë 09.09.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.C, vjeç 47, banues në Samaticë, Berat, pasi dyshohet se në orën 03.30, në aksin rrugor Durrës-­Tiranë, u kap me kamionin tip “Benz” me targë, duke transportuar 83 krerë bagëti, pa faturë tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

5. Më datë 09.09.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.C, vjeç 29, banues në fshatin Samaticë, Berat, pasi dyshohet se në orën 03.30, në aksin rrugor Durrës­-Tiranë, u kap me kamionçinën tip “Renault” me targë, duke transportuar 20 krerë bagëti, pa faturë tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

6. Më datë 09.09.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh.M, vjeç 54, banues në fshatin Dushk, Lushnjë, pasi dyshohet se në orën 03.30, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, u kap me kamionçinën tip “Benz” me targë, duke transportuar 60 krerë bagëti, pa faturë tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: