Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për 6 personat e arrestuar në lidhje me skemën e ngritur për shitjen e ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë. Bëhet fjalë për Blerim Bitrin, Florian Markun, Margarita Xhaxhiun, Jani Papulin, Florian Lilën si dhe për Bashkim Osmanin, për të cilët organi i akuzës ka kërkuar të njëjtën masë.

Katër prej të arrestuarve janë administratorë farmacish në Tiranë, një është punonjëse dhe një tjetër dyshohet se ishte dërguesja e mallrave kontrabandë.

Ata janë zbuluar pas një hetimi 10-mujor, në kuadër të operacionit të koduar “Përfitimi”, prej ku ka rezultuar se ata shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhës së Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb