ROMË

Policia italiane ka arrestuar 2 shqiptarë të moshave 19 dhe 17 vjeç, pasi u kapën me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Karabinierët kishin dyshuar te të rinjtë shqiptarë, pas lëvizjeve të tyre të çuditshme, ndërsa pas kësaj kanë bërë kontroll në banesën ku ata jetonin. Karabinierët kanë arritur të sekuestrojnë 20 gramë drogë të llojit kokainë si dhe 470 euro para të gatshme.

Dy të rinjtë janë dërguar menjëherë në paraburgim në një nga komunat e Romës, shkruajnë mediat italiane. Ata tashmë do të qëndrojnë në paraburgim, derisa të dalin përpara gjyqit për t’u përgjigjur për akuzat e trafikut të lëndëve narkotike.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb