Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blloku 33”.
Si pasojë, u goditën disa grupeve kriminale që shitnin doza kokaine dhe heroine, në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut. Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “arrest me burg për këta shtetas:
1.Arnold Hida
2.Durim Gurzi
3.Artur Gurzi
4.Elvis Sejdo
5.Julian Bushati
6.Adnan Hida
7.Sabian Jashari,
8.Mario Avdiaj
9.Geraldo Kovaçi
10.Albert Shushku
11.Emrah Mustafaj,
12.Xhoana Rustemi (Hasani)
13.Vladimir Qerimi
14.Myzafer Xhanari
15.Albi Shehu
16.Ledio Dervishi
17.Juljan Rabushja
18.Elisard Rrustaj
19.Kledi Sinani
20.Bledar Duka
21.Kevin Troplini
22.Samuel Demiri
23.Ardit Dervishi
24.Ledin Kazanxhi
Ndërsa Faik Kurti mori masë sigurie “arrest shtëpie”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1 kg e 964 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 8 shtetas të tjerë, të cilët janë identifikuar gjatë periudhës hetimore, si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
(BalkanWeb)