REGIO EMILIA

Dy vëllezër shqiptarë, që merreshin me tregtim kokaine, kanë rënë në prangat e policisë italiane, në Scandiano të Regio Emilias.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët, përkatësisht 37 dhe 34 vjeç kishin krijuar një biznes në tregtimin e lëndëve të forta narkotike.

Karabinierët zbuluan se shqiptarët mbanin kokainë në banesë dhe e shisnin atë për klientë të ndryshëm. Ky “biznes” kishte së paku 5 vjet që vazhdonte.

Pas arrestimeve, janë sekuestruar edhe 2 automjete që përdornin shqiptarët, si dhe 1500 euro cash.

Duket se gjithçka ishte kthyer në një “biznes familjar”. Kjo sepse edhe babai i vëllezërve shqiptarë ishte arrestuar më herët për trafik kokaine. Ai ishte kapur në një garazh, duke u përpjekur të fshehë drogën.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb