Policia greke ka arrestuar të enjten një çift të rinjsh të cilët akuzohen për tregtim të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Sipas mediave greke, 25-vjeçari shqiptar dhe partnerja e tij, një shtetase greke 21-vjeçare u vunë në pranga, gjatë një aksioni në banesën e tyre.

Policia ka ndjerë aromën e fortë të drogës dhe me ndihmën e oficerëve hetimit, u gjetën dhe u sekuestruan 1 kilogram e 815 gram kanabis.

Mësohet se kanabisi ishte i ndarë në 1.265 pako, gati për shpërndarje.

Sipas njoftimit të policisë, 25-vjeçari ka pasur probleme me autoritetet për vepra të ngjashme edhe në të kaluarën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb