Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet se tregtonte mallra kontrabandë.

Burime zyrtare bënë me dije se Gramoz Kapaj iu sekuestruan në dyqanin e tij celularë dhe pajisje të tjera elektronike të kontrabanduara.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Tregu”, sekuestrohen celularë dhe pajisje të tjera elektronike të kontrabanduara. Vihet në pranga pronari i dyqanit ku u gjetën pajisjet e kontrabanduara, i cili duke mos e regjistruar këtë biznes, iu shmangej detyrimeve tatimore.

Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme tregtare në qark, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet ekonomike, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tregu”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-G. K., 42 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ushtrimi i aktivitetit pa licensë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Nga kontrolli i ushtruar në biznesin (servis celularësh) e 42-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan, 17 aparate celulare, aksesorë celularësh dhe pajisje të tjera elektronike, për të cilat ky shtetas nuk dispononte fatura tatimore. Gjithashtu, u konstatua se shtetasi G. K. e ushtronte këtë aktivitet, i paregjistruar në organet tatimore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb