Autoritetet në qytetin e St. Paulit në Gjermani kanë arrestuar pas informatave të marra një të ri nga Shqipëria i cili është pikasur teksa shiste drogë nga makina e tij.

Sipas raportimit të marrë nga policia, një makinë është parë në orët e para pas mesnate të së dielës në zonën e Seilerstraße, ku një tjetër person ka qenë duke e pritur.

Pak minuta më pas makina tip ‘Volkswagen Passat’ është larguar dhe policia ka ndërhyrë duke ndaluar një 20-vjeçar shqiptar të cilit iu gjetën 500 euro që dyshohen se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.

Sakaq, gjatë kontrollit në automjet nuk u gjet asgjë inkriminuese, ndërsa i riu u dërgua në stacionin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: