ZVICËR- Një i ri shqiptar është arrestuar në Zvicër, pasi gjatë kontrolleve i është gjetur një sasi e konsiderueshme heroine si dhe një shumë parash.

Sipas mediave zvicerane, arrestimi i shqiptarit është kryer në kantonin e Glarusit teksa po shiste heroinën tek dy klientë.

Gjatë kontrolleve, 21-vjeçarit iu gjetën 330 gram heroinë dhe para në dorë dhe disa telefona celularë, përcjell nau.ch, raporton “BalkanWeb”.

Heroina e sekuestruar kapte një vlerë tregu prej rreth 15,000 mijë franga. Qytetari shqiptar ishte si turist në Zvicër. Autoritetet zvicerane vijojnë hetimet për rastin në fjalë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb