ITALI– “Tregtia” për një shqiptar në Itali, siç duket këtë herë nuk ka shkruar mirë, pasi është kapur në flagrancë nga policia teksa shiste kokainë. Ngjarja në fjalë u regjistrua sot në parkingun e një supermarketi në Perugia.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte dëbuar më herët n ga Italia. ‘Ansa’ raporton se gjatë kontrollit atij iu gjetën 2 doza me kokainë, ndërkohë që në çantë iu gjetën edhe të tjera doza.

Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 550 euro si dhe një telefon i modelit të fundit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb