TIRANË

Kryeministri Edi Rama tha se është i gatshëm  të dialogojë me opozitën, por ky dialog shtoi ai, duhet të bazohet në disa argumente që i shërbejnë demokracisë.

Ai pohoi se opozita ka si argument e ide sharjet dhe ofendimet pasi ndodhet përpara dëshpërimit dhe frikës për reformën në drejtësi.

Shefi i qeverisë foli edhe për shit-blerjen e votave, ndërsa shigjetoi kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin duke thënë se ajo duhet të ishte sot e para në ferr për këtë fenomen.

“Kurrë s’më ka ardhur për shtat të flasë  për kundërshtarët në gjuhë të huaj. Kjo opozitë e ka lënë prej kohësh rolin e sfidantit kryesor të qeverisë. Për program kanë sendet se si futen në Kuvend për të qëlluar dhe ide shpifjet e sharjet.

Siç ka ndodhur edhe shumëherë , që të tërheq na batak dhe të bën si vetja. Opozitën e pranojmë pa kushte, dhe tentojmë tua plotësojmë kushtet që të jenë më mirë. Opozita ka folur shumë më shumë se sa maxhoranca qeverisese. Kemi qenë dhe do të jemi gati të dialogojmë për gjithçka që i shërben demokracisë në vend. Fatkeqësisht ata e dinë se humbjet në zgjedhjet vendore. Sovrani nuk është ai që del në rrugë, por ai që gjykon. Kjo logjikë nuk e pranon bota demokratike.

Nuk do lejoj që vendi i fëmijëve të tyre të behët një territor i pa qeverisur. Kanë humbur edhe arsyen nga dëshpërimi është edhe me drejtësinë e re që po vjen. Sa për blerjen e votave, që kur shoh Monikën që i therret zotit të mbrojë Shqipërinë nga blerësit e votave them se me siguri i plotfuqishmi nuk merret me zgjedhje, sepse përndryshe Monika duhet të ishte e para në listën e personave që duhet të shkonin në ferr për mëkatin e shit-blerjes së votave. Ndërsa kur shoh kolegun e saj opozitar që  i rrëmben mikrofonin nga dora të dërguarës nga qielli dhe rifillon në qiell të hapur këngën e çadrës, më kujtohet  i njëjti zë, në çdo ditë të fushatës që i betohej demokratëve se do ti çlironte nga skllavëria e SHPK -së Monikës. Dhe u thoshte merrjani lekët asaj, por votën përdoreni për lirinë dhe për tu kthyer në shtëpi.

Për dreq në shtëpi erdhi ajo e lekëve, ndërsa skllevër nuk janë popull, sepse popull u bë Luli me Monikën. Kurse Zëri i Amerikës futet në këtë mes me idenë se shqiptarët janë budallenj dhe mjafton të dëgjojnë Amerikë se pastaj nuk do të dëgjojnë më zërin e oqeanit port çiftit opozitar që kapet s ii mbyturi pas një fije telefonike ku nuk flitet asgjë as për blerje, as për shitje as për prova dhe as për vota. Gjithsesi askush nuk e ka mohuar se në Shqipëri nuk ekziston një fenomen i tillë”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: