Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas deklaratave të bëra sot nga kryeministri Edi Rama, ku mes të tjerash foli dhe për foton e bërë në Nju Jork, ku tha se nuk është në dyqan luksi, por në një dyqan bojërash.

Për kreun e PD, Rama brodhi tri ditë rrugëve të Nju Jork në dyqanet më luksoze, ndërsa shtoi se nuk gjeti asnjë minutë kohë për të ngushëlluar familjen e Klodian Rashës, që u vra nga policia.

“3 ditë rrugëve të Nju Jork në dyqanet më luksoze dhe nuk gjeti një minutë kohë për të ngushëlluar familjen e Klodian Rashës, ndërsa tani kthehet ditë për ditë te vendi i krimit. Një ditë më shumë se 25 prilli të qëndrojë, do të rrezikojë edhe lëvizja e lirë e shqiptarëve, harrojeni më integrimit. Gjuha e tij e urrejtjes nxit reagimet më negative te shqiptarët. Asnjë ndjeshmëri për vrasjen e të riut. Tre ditë heshtje, sepse mendoi se do ta manipulonte edhe këtë ngjarje. Komunikatat e policisë për dy ditë u munduan të fajësonin viktimën. Dhe Edi Rama do vazhdonte të heshtte. Ai është gati të shesë këdo për të shpëtuar lëkurën e tij, ndaj e shiti Sandër Lleshajn. Jo se reflektoi. Edhe po të shkojë 5 herë në ditë te familja e Rashës, thjesht iu tregon shqiptarëve sa i pandjeshëm është”, tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb