Një gjykatë braziliane gjobiti të enjten gjigantin e teknologjisë Apple me 19 milionë dollarë dhe vendosi që karikuesit e baterive duhet të vijnë me çdo iPhone të ri që shitet në vend.

Gjykata e Sao Paulos vendosi kundër Apple në një padi, të ngritur nga shoqata e huamarrësve, konsumatorëve dhe taksapaguesve, që argumentonte se kompania kryen praktika abuzive duke shitur produktin e saj kryesor pa karikues.

Apple tha se do të apelojë vendimin, ndërsa më parë, firma e teknologjisë argumentoi se praktika kishte për qëllim reduktimin e emetimeve të karbonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb