Një palë këpucë kadife që i përkisnin Sir Winston Churchill janë shitur për gati 40 mijë paund në ankand. Këpucët, të cilat kanë inicialet e tij WSC datojnë që nga vitet 1950 dhe iu shitën një blerësi privat.

Churchill u fotografua rregullisht duke i veshur ato gjatë mandatit të tij si kryeministër nga viti 1951 deri më 1955. Padyshim që këpucët do të merrnin vëmendjen që u takonte si këpucët e njërit prej njerëzve më me ndikim në botë, por as vetë drejtuesit e shtëpisë së ankandeve Bellmans të Sussex nuk e prisnin një shifër të tillë.

Ata ishin të bindur se këpucët e Winston Churchill do të jepeshin maksimumi për 15 mijë dollarë, por ato i kapërcyen parashikimet.
Një gotë që i përkiste gjithashtu atij u shit dhe u mor më shumë se 18 mijë paund në të njëjtën ankand.

Sir Winston Churchill është ende shumë i vlerësuar në të gjithë botën dhe kishte interes nga media dhe nga blerësit nga e gjithë bota, tha shtëpia e ankandit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb