Nëntë ditë përpara ndeshjes me Spanjën nuk ka asnjë biletë në shitje. Diçka e tillë është e kuptueshme, duke ditur që në “Loro Boriçi” kundërshtari i radhës për kuqezinjtë do të jetë skuadra kampione e Europës dhe e botës. Këtë gjë, gazeta “Panorama Sport” e ka konfirmuar nga njëri prej drejtuesve të institucionit të futbollit në vend. Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, shkurtimisht për gazetën ka deklaruar: “Për ndeshjen me Spanjën nuk ka më asnjë biletë në shitje”.

Në të vërtetë, FSHF ka bërë pak kohë më parë vetëm një njoftim për biletat që do të rezervoheshin në internet, mirëpo nuk ka bërë asnjë njoftim për bileta që do të shiteshin në dyqanin fizik të institucionit të futbollit. “Cilido që ka rezervuar biletë, duhet të paraqitet në sportel për ta marrë brenda afateve, pasi në rast vonesë do të digjet mundësia për ta marrë”, vijon më tej Shulku.

Cmimet-e-biletave-Shqiperi-Spanje

Ankesa e tifozëve
Interesimi për ndeshje të tilla është më shumë sesa maksimal dhe nuk mjafton as një stadium i madhësisë aktuale të “Loro Boriçit”. Megjithatë, në rrjetet sociale dhe, madje në vetë faqen zyrtare të FSHF-së në “Facebook”, disa sportdashës kanë shprehur pakënaqësinë për mungesën e biletave në sportele.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: