Kompanitë kineze dhe ato evropiane zënë më shumë se 70% të pjesës së tregut global në vitin 2021, sipas hulumtimit të një studimi nga kompania e njohur Trend Force.

Tre kompanitë kryesore janë Huawei i Kinës me 30% të tregut, Ericsson i Suedisë më 23% dhe Nokia i Finlandës me 20%. Edhe pse Huawei vazhdon të jetë e ndaluar nga SHBA, pjesa e saj e tregut ende dominon botën. Kjo për shkak të çmimeve të ulëta dhe mbështetjes që ka marrë nga kërkesa e tregut të brendshëm kinez.

Prej marsit të 2021, gjiganti kinez i telekomunikacionit ka mbi 140 kontrata tregtare 5G në të gjithë botën. Gjithashtu janë kryer edhe një sërë bashkëpunimesh ndër-industriale në fushat e rrjetit inteligjent, Realitetit të Shtuar dhe atij Artificial, rrjeteve të makinave, teknologjisë mjekësore dhe prodhimeve inteligjente.

Gjithashtu, prej marsit të vitit 2019, aplikimi për patentën e Huaweit në fushën 5G përbën 34% në nivel global. Si rrjedhojë, Huawei renditet e para në botë me 1554 patenta standarde bazë të 5G.

Edhe në vitin 2021, Huawei ruan ende vendin e parë për patentat standarde bazë 5G. Nokia dhe Samsung zënë vendin e dytë dhe të tretë me 14.6% dhe 12.9%.

Kina ka më shumë se 160 milion përdorues të rrjetit 5G, afërsisht 89% e numrit të përgjithshëm të përdoruesve të 5G në botë. Që prej korrikut të 2021, tre operatorët kryesorë të Kinës, China Mobile, China Unicom dhe China Telecom kanë ndërtuar 70% të stacione bazë 5G në botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb