Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në studion e “Open” në News24 i është rikthyer një deklarate të para pak ditëve nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Kjo e fundit u shpreh publikisht se gjatë qeverisjes së tij, Berisha shiti hotel Dajtin në mënyrë që t’u jepte bonusin pensionistëve në atë kohë.

Berisha u shpreh sonte se ky ishte një nga veprimet më të mira që ka bërë, duke iu referuar si një model i rishpërndarjes së të ardhurave në favor të qytetarëve.

“Modeli është rishpërndarja e të ardhurave në favor të shqiptarëve. Zv/kryeministrja më tha se shita Hotel Dajtin dhe u dhashë pensionistëve bonusin. Është gjëja më e mirë që kam bërë moj zonjë. Unë them, nëse merr studimin e grupit të Bostonit gjen Shqipërinë në 4 vendet me shpërndarjen më të mirë të të ardhurave në vitin 2012”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb