‘Double Diamond’ plotëson të gjitha kriteret e një deleje të shtrenjtë, me nje bust të tonifikuar, kokë të përsosur dhe ngjyrë ari.

Për këtë, kjo dele është shitur për mbi 400 mijë euro në Skoci.

Jeff Aiken, një nga tre personat të cilët bashkuan forcat për të paguar çmimin më të lartë ndonjëherë të ofruar për një dele, ia kishte vënë synë kafshës javë më parë.

Deri përpara shitjes, rekordi i mëparshëm për delen më të shtrenjtë të shitur në ankand ishte më shumë se 250 mijë euro, i vendosur më 2009-ën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb