Një këpucë elegante e bardhë, që i përkiste Mari Antuanetës, prej mëndafshi dhe lëkure keci, do të shitet nesër në ankand në Versajë, pranë Parisit, njoftoi shtëpia e ankandeve ”Osenatlles”.

Me një çmim fillestar prej 8 000 deri në 10 000 euro, këpuca e mbretëreshës është ndër pjesët më origjinale të shitjes, me titull “Mbretëresha e Versajës”, së bashku me pikturën “Molieri i ftuar në tryezën e mbretit Diell” nga Françis Jean Garneray, një tablo e rrallë që tregon Luigjin XIV së bashku me shkrimtarin e njohur, babai i gjuhës frënge.

Kjo tablo është vlerësuar rreth 40 000 – 60 000 euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb