Çelësi i dhomës ku perandori francez Napoleon Bonaparti kaloi momentet e tij të fundit është shitur për 111 700 dollarë, në një ankand në Londër.

Artefakti me gjatësi 13 centimetra u ble më shumë se 16 herë vlerën e tij të parashikuar nga një blerës i paidentifikuar në një ankand të Sotheby’s.

Çelësi i ndryshkur i përket derës së një dhome në ishullin atlantik të Shën Helenës, ku perandori francez vdiq si i burgosur britanik më 5 maj 1821.

“Në këtë ankand pati 11 blerës potencialë”, tha David Macdonald nga Sotheby’s.
Perandori francez u dëbua në ishullin e largët britanik, pas disfatës së trupave të tij në Betejën e Vaterlosë, në 1815.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb