Një kopje e librit “Action Comics # 1” e vitit 1938 u shit privatisht për një vlerë prej 3.25 milionë dollarësh, sipas një njoftimi nga ankandi online dhe kompania e dërgesave ComicConnect.com.

“Çmimi rekord i shitjes kaloi për pak rekordin e mëparshëm për librat komikë, që i përkiste një kopjeje tjetër e shitur në 2014 për pak më shumë se 3,2 milionë dollarë”, njoftoi The Associated Press.

Shefi operativ i kompanisë me qendër në Neë York, Vincent Zurzolo tha se libri komik që prezantoi Supermenin në botë konsiderohet të jetë “fillimi i zhanrit të superheronjve”.

Sipas Zurzolo, në botë ekzistojnë vetëm rreth 100 kopje në kushte të ndryshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: