Pas shitjes së banesës rezidenciale të Josif Broz Titos në Manhattan, një tjetër rezistencë e RSFJ-së është vënë në shitje. Sipas gazetës serbe “Vecernje novosit”  bëhet fjalë për ambasadën dhe residencën  e RSFJ-së në Tokio, e cila është shitur prej rreth 14.7 milionë eurosh, pas kontratës së nënshkruar më 31 janar.

Patundshmëria në Tokio ka rreth 1.726 metra katrorë dhe shtrihet në sipërfaqe prej 938 metrash katrorë toke.

Sipas gazetës, nga kjo shifër Serbisë i takojnë vetëm rreth 39,5 për qind. Serbia  ka marrë tashmë 3,5 milionë nga banesa në Nju-Jork, ndërsa pas rifundimit të mjeteve të investuara për mirëmbajtje pritet të marrë edhe 3,2 milionë dollarë.

Gazeta bën të ditur se po vazhdojnë aktivitetet për shitjen e tri objekteve të mbetura ,  ndërtesa në të cilën aktualisht është i vendosur misioni i Serbisë pranë OKB-së, dhe ambasadat në Bernë e Bon. Për të tri objektet  gazeta shkruan se ka oferta konkrete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: