TIRANE- Një ndërtues në Tiranë ka rënë ne pranga, pasi akuzohet se ka shitur një apartament dy herë. Bëhet fjalë për shtetasin Besnik Allmuça, ndërkohë po procedohen në gjëndje të lirë administratorja dhe ekonomistja e firmës së ndërtimit.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Banesa 2”.
Iu shet të njëjtin apartament dy personave të ndryshëm.

Ndalohet ndërtuesi për mashtrim si dhe procedohen në gjëndje të lirë Administratoria dhe Ekonomistia e firmës së ndërtimit.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë më datë 08.06.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar “Banesa 2”, ndaluan shtetasin:
– B.A. 57 vjeç, banues në Tiranë (me profesion ndërtues dhe aktivitet privat në fushën e ndërtimit)
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi shtetasi G. Sh., ka kallëzuar se është mashtruar nga shtetasi B.A. për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 65 m2, me leje zhvillimore Nr.224, datë 16.06.2010, në vlerën 30 000 Euro, apartament të cilin ndërtuesi B.A. më datë 17.03.2018 ia ka rishitur shtetasit B. I., duke përfituar një shumë 35 milionë lekë.

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetaset:
– A. A., 57 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë Administratore e firmës së Ndërtimit)
– G. Ç., 35 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë Ekonomiste e Firmës së Ndërtimit)
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “ Mashtrim në shuma të mëdha”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose Formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 143/2, 189 dhe 190 të Kodit Penal.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb