Policia e Tiranës ka vendosur në pranga një person, i akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Policia ka mundur të arrestojë Vasil Priftin, rezident në SHBA teksa ka hyrë në Republikën e Shqipërisë përmes Rinasit. Prifti ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me 6 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda.

Ai dyshohet se ka shitur një apartament banimi, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Njoftimi i Policisë:
Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Vasil Prifti, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në SHBA.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda.

Shtetasi Vasil Prifti, nëpërmjet mashtrimit, ka shitur një apartament banimi, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb