Davide Astori mund të mos jetë më në botën tonë, por ish-futbollisti i Fiorentinës indirekt ka detyruar Ligën Italiane të lëshojë pe ndaj klubit vjollcë për shiritin e kapitenit.

Më herët në Itali është vendosur që shiriti i kapitenit për të gjithë skuadrat të jetë i standartizuar dhe jo më i personalizuar. Një rregull që është shkelur me dy këmbët nga disa klube, duke përfshirë edhe Fiorentinën.

Në fakt klubi nga Firence ka një arsye me të vërtetë madhore. Kjo pasi kapiteni aktual German Pezzela në shiritin që mban në krahë ka të shkruar inicialet e emrit dhe numrin e fanellës të Davide Astorit, ish-kapitenit që u nda në mënyrë të papritur nga jeta në fillim të muajit prill.

Kujtojmë që Liga Italiane pak ditë më parë ka lajmëruar se do të merren masa ndaj klubeve që kanë thyer këtë rregull. Të parët në listë janë kapiteni i Romës, Daniele De Rossi dhe ai i Interit, Mauro Icardi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb