TIRANË

Ndryshimi i aksionerëve të aeroportit të Rinasit, nga grupi kinez i “China Everbright” tek “Kastrati Group”, nuk ka lidhje me përgjegjësitë e shtetit. Kështu u përgjigj kryeministri Edi Rama dy ditë më parë kur u pyet për shitjen e aksioneve të aeroportit të vetëm në Shqipëri.

Ndonëse aeroporti i vetëm i vendit është një pronë publike, Rama thotë se ai nuk administrohet nga shteti. Kishin kaluar 24 ditë që kur marëveshja ishte firmosur, por kryeministri dhe ministrja e Transporteve bënin sikur nuk ishin në dijeni për shitjen e aksioneve të koncesionit të aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend.

“Kjo lidhet me faktin që nuk bëhet fjalë për një aset publik por për një aset privat të jemi të qartë. Aeroporti është në duart e privatëve është sigurisht një pronë publike por administrohet nga privatët dhe nuk është një pronë që administrohet nga shteti dhe shteti nuk ka asnjë rol në aksione sa jepen sa merren sa dalin sa hynë kush e shet kush e blen.Mos harrojmë që koncensionari që ka sot aeroportin është I dyti në rradhë kanë pas të tjerë ja kanë kaluar ktij se cfarë bën ky dhe ku I çon aksionet është puna e tij sigurisht në momentin kur ndodh një transferim aksionesh pastaj qeveria ka të gjithë detyren dhe të drejtën të ndërhyjë për të parë rregullshmërinë dhe zbatimin e të gjitha kritereve.Nuk është asnjë çudi që të jetë e vërtetë ashtu sikundër asnjë cudi që të jetë një proces sic ka pasur në vijmësi me kompanitë e mëdha. Nuk ka asnjë problem.”– tha Rama në konferencë me ministren Balluku, dy ditë më parë.

Në heshtje ka kaluar në selinë blu zyrtarizimi i koncensionit të aeroportit të Rinasit tek kompania shqiptare “Kastrati Group”. Kreu i opozitës nuk ka pasur deri tani asnjë reagim në lidhje me aksionerët e rinj të Rinasit edhe pse flet pa emra për oligarkët e koncesioneve që kanë gllabëruar buxhetet publike.
Në këtë rast, për shitjen e aksioneve të aeroprtit të vetëm ndërkombëtar, opozita nuk ka asgjë për të thënë.

Sipas dokumentave që disponon News24 marrëveshja mes “Kastrati Group” dhe kompanisë kineze është nënshkruar në 1 Dhjetor dhe është pasqyruar në regjistrin e Qendrës Kombëtare të Biznesit më 18 Dhejtor. Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë që në fillim të Dhjetorit ndërkohë që të paktën deri në 24 dhjetor qeveria tha se nuk ishte në dijeni të një transaksioni të tillë. Nga muaji i ardhshëm menaxhimi i aeroportit do të bëhet nga shqiptarët deri në përfundimin e periudhës koncesionare. Koncesioni i aeroportit është një ndër fitimprurësit më të mëdhenj në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb