Kriza që ka përfshirë bizneset pas pandemisë, është e njëjta në të gjithë Shqipërinë. Këtë gjë thonë edhe biznseset në Korçë, teksa janë takuar me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ulja e fuqisë blerëse e cila ka shkaktuar rënien e xhiros ditore dhe mungesa e ndihmës nga shteti janë kryefjala edhe për bizneset e Korçës në këto kohë. Ankesa të shumta për uljen e xhiros ka edhe nga dyqanet që shërbejnë produkte bazë konsumi, si ushqimoret, të cilat janë treguesi më i qartë i krizës që ka përfshirë edhe qytetarët.

“Mos e pyet, s’kam shitur fare, 3 orë asgjë! Më tepër hedh se sa shes”- u shpreh një pronar dyqani ushqimoreje. Të njëjtën gjë thotë edhe pronari i një magazine të mëdhe shpërndarjeje, “Vijmë në punë sa për muhabet, xhiroja skandal fare. Ka rënë 70 përqind xhiros! Ushqimet bazike kanë rënë me 70 përqind!” – tha pronari i një magazine shpërndarjeje ushqimore.

Përvçse nuk u është gjendur pranë me paketa të vëçanta që t’u vijë në ndihmë, qeveria u nxjerr mekanizma ligjore bizneseve, që t’u vjel sa më shumë taksa të larta.

“E kishim biznes të vogël, na e bënë të madh. Unë kisha xhiron vjetore 110 milion. Kurse tani pagova taksa për biznes të madh, nga 400 që paguaja më parë, tani e paguaj 800”- u shpreh pronari i dyqanit.

Edhe pse shërbejnë mallin me lista dhe me borxhe, bizneset duhet të paguajnë taksat dhe sigurimet në mënyrë të rregullt si në kohë normale. Për të mbuluar detyrimet ndaj shtetit, pronarët e bizneseve detyrohen të marrin kredi.

“Borxhet janë shtuar, më mirë t’i vë çelësin e të iki. Mallra janë stoqe ngaqë nuk i shesim dot. Sigurimet i kemi, na kanë futur me TVSH. Do marr kredi të paguaj sigurimet, nuk i paguaj dot nga xhepi. Mua smë ngel asnjë rrogë”- tha pronari i një biznesi.

Kryetari Basha, tha se kjo situat nuk do të vazhdojë për shumë gjatë kështu. Ndryshimi do të vijë menjëherë me programin ekonomik të Partisë Demokratike, i cili do të zbatohet sapo të vijë në pushtet. Sipas tij, ky do të jetë edhe prioriteti numër një i qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme.

“Së pari, do të çlirojmë biznesin nga ankthi, nga klima e tmerrshme e biznesit në të cilën është zhvendosur për shkak të terrorit qeveritar dhe të administratës duke futur në karantinë inspektoriatet. Në mënyrë që këta njerëz të mos përballen nga mëngjesi deri në darkë sa ngrenë qepenat, ulin qepenat me inspektorë, me lloj-lloj taksidarësh që vijnë sa për xhepat e tyre edhe për xhepat e pushtetarëve. Së dyti duke vendosur një sistem taksash konkurues për rajonin, sa i përket biznesit të vogël, 140 milion lekë e poshtë do të kenë një taksë 0.5% e xhiros vjetore. Çdo taksë tjetër lokale apo qendrore, çdo tatim tjetër do të zhduket. Do të ketë vetëm një taksë dhe asnjë tarifë tjetër. Së treti, për biznesin e madh ne do të vendosim tasën e shështë 9% e cila do të synojë që më shumë para të mbeten për investime, për hapje vende pune, të cilat natyrisht për çdo vend të ri pune do të thotë më shumë konsum. Dhe më shumë konsum do të thotë edhe më shumë mundësi edhe më shumë të ardhura në xhepat e njerëzve edhe më shumë xhiro për sipërmarrjen. Ky është prioriteti numër një i Partisë Demokratike, i programit tonë ekonomik. Ky është prioriteti numër një i qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme dhe ky është prioriteti im i parë dhe kryesor, ekonomia juaj, punësimi dhe mirëqenia”- tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: