Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Evropian ranë 76.3 % në muajin prill, deklaroi grupi tregtar (ACEA), duke e lidhur rënien e paparë nga viti në vit me kufizimet e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

‘’Rreth 270,000 makina të reja u regjistruan muajin e kaluar, nga 1.14 milion në prill të 2019’’, sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) në buletinin mujor.

“Muaji i parë i plotë me kufizimet në fuqi Covid-19 rezultoi në rënien më të fortë mujore të kërkesës së makinave që nga fillimi i regjistrimeve,” vuri në dukje ACEA. Në muajin mars, shitjet nga viti në vit ranë me 55.1 %.

Sektori i automobilave ka qenë një nga goditjet më të mëdha të pandemisë së re të koronavirusit, pasi bllokimet kanë ulur kërkesën e konsumatorit dhe detyruan mbylljen e tregtarëve të automjeteve dhe fabrikave në të gjithë Evropën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb