Shitjet e pijeve u rritën ndjeshëm me rihapjen e pubeve, restoranteve dhe bareve në Angli, pas disa muaj bllokimi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Specialistët e të dhënave të kompanisë CGA thanë se shitjet e pijeve u rritën me 113,8% në ditën e parë të tregtisë, krahasuar me të njëjtën ditë në 2019.

Kompanitë mirëpritën klientët pasi u mbyllën për të paktën tre muaj për shkak të kufizimeve.

Sidoqoftë, vetëm 38,2% e rreth 41 100 lokale të licencuara gjithsej kishin hapësirën e jashtme për t’i lejuar ata të rihapen këtë javë.

Të gjithë të tjerët mund të hapen vetëm kur kufizimet e mëtejshme të pushojnë në fazën tjetër, të planifikuar për 17 maj.

Ekspertët thanë se rritja e shitjeve ishte e dukshme pasi njerëzit mund të pinë vetëm jashtë, edhe pse ishte ftohtë në Londër dhe pjesën më të madhe të Anglisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb