I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Valter Pinderi ekspert i shitjeve online ka folur për zhvillimin e kësaj tregtie, kush janë përfitues dhe si do të jetë e ardhmja e tij.

“Shitjet online është një treg në rritje, ku ka shumë biznese që po përfitojnë dhe individë që nuk janë të regjistruar duke ulur dhe cilësinë për konsumatorin. Çdo kush nga shtëpia mund të nisë të tregtojë online. Konsumatori nuk është mësuar me standarde apo cilat janë platforma të sigurta, duke bërë që disa prej tyre të zhgënjehen dhe disa prej bizneseve të përfitojnë nga kjo gjë. Sipas të dhënave që unë kam janë mbi 3 mijë individë që çdo ditë bëjnë pako, janë 16 mijë pako që nisen nga çdo cep i Shqipërisë dhe një pjesë e tyre janë informale. Informaliteti në Shqipëri është në të gjitha degët e biznesit. Për biznesin, nëse mësojmë si të shesim online në Shqipëri, shesim për të gjithë botën. Oportunitet për shtetin, se pa ndryshuar ligjet, ka një transparencë maksimale për të identifikuar dhe për të kërkuar ndryshimin e këtyre bizneseve. Janë biznese të cilat një pjesë e tyre nuk janë gati. Tatimet nëse për persona që shesin nën dorë është e vështirë që të kontrollohet nga shteti, kurse online nëse shteti sheh ku ka marrë ankesa apo sugjerime, e gjen direkt ku shitet ai mjalt. E porosit mjaltin dhe me inspektorët e AKU edhe AKEP mund të përfshihen. Kemi një mjalt pa faturë ushqimore dhe nuk mund të kthehet mbrapsht. I kërkohet menjëherë të marrë masa ose do ketë penalitet. Me këtë lloj biznesi, transparenca është e pashmangshme. Kështu mund të mbledhësh taksa edhe për biznese të tjera. Nëse marrim industrinë e modës, produktet që zhdoganohen në Shqipëri janë me çmime qesharake, shteti e ka të pamundur t’i kapë fizikisht. Online ato pantallona nuk gjenden askund me 5 lekë sa i kanë zhdoganuar. Biznesi online nuk ka marrë akoma vlerë dhe konsideratën e duhur”-deklaroi Valter Pinderi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb