Arjan Konomi ka zbuluar së fundmi arsyen se përse Arbana Osmani e ka hequr nga lista e ndjekësve opinionistin.

Gjatë një videoje ‘Live’ në ‘TikTok’ teksa ishte nën shoqërinë e Cllevios dhe disa miqve të tjerë, ai tregoi se moderatorja e ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram për shkak të një komplimenti që opinonisti ka bërë për Bora Zemanin, të paktën kështu mendon ai.

Disa muaj më parë kur e gjithë vëmendja ishte tek Bora-Donald-Beatrix, Arjani e cilësoi Zemanin si një ndër prezantueset më të mira në shqipëri.

Dhe mesa duket pas kësaj deklarate, Arbana e ka hequr nga Instagrami, ndërsa Konomi shprehej se ai e mban ende moderatoren dhe se këtë veprim nga ana e saj ja zbuluan ndjekësit e opinionistit.

Arjani ka pasur një raport të mirë me Arbanën për faktin se ai ka qenë opinionisti i “Big Brother” për disa vite dhe kjo deklaratë mund të jetë pritur aspak mirë nga prezantuesja./panorama/

Ghmk

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: