Fjalimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump më 20 janar do të mbahet në të mbyllura për shkak të motit të ftohtë që parashikohet javën e ardhshme në Uashington. Fjalimi  i presidentit dhe fjalimet e tjera  tani do të zhvillohen brenda rotondës së Kapitolit të SHBA-së, dhe jo jashtë ndërtesës.

Parada inauguruese do të mbahet gjithashtu në ambientet e mbyllura në Capitol One Arena të Uashingtonit, së bashku me të tre ballot inauguruese. Në një deklaratë të postuar në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, Trump  deklaroi se ai nuk dëshiron të shohë njerëz të lënduar në asnjë mënyrë mes temperaturave të ngrira.

“Kam urdhëruar që Fjalimi i Inaugurimit, përveç lutjeve dhe fjalimeve të tjera të mbahen në Rotundën e Capitol-it të Shteteve të Bashkuara, ashtu siç përdori Ronald Reagan në vitin 1985, për shkak të motit të ftohtë,” shkroi  presidenti amerikan në Truth Social.

Presidenti i fundit që u betua në ambiente të mbyllura ishte Ronald Reagan në 1985, kur moti i ftohtë rrënoi edhe Kapitolin e SHBA.

Në ceremoninë e inaugurimit do të marrin pjesë  personazhe të njohur  botërorë si miliarderi Elon Musk , Mark Zuckerberg   ish presidenti Barack Obama dhe pronari i Amazaon Jeff Bezos.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: