Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Arlind Lagjin, ish-drejtorin e doganës së Fierit i cili ditën e hënë në datën 20 mars shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Transballkanike duke lënë të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg teksa gjyqtarja e kësaj çështjeje Dorina Stroka e ka pranuar këtë kërkesë.

Lagji që lëvizte me një automjet tip “Wolkswagen Touareg” ka goditur një Peugeot me portobagazh.

Goditja ndaj makinës familjare ka qenë aq shumë e fortë sa ajo ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë ndriçimi.

Pak momente përpara se të shkaktonte këtë aksident në rrugën transballkanike ka aksidentuar një grua.

Drejtuesi i mjetit tentoi të largohej me shpejtësi nga vendi ngjarjes ndaj ka shkaktuar aksidentin e dytë.

Arlind Lagji, ish-drejtuesi i Doganës në Fier, u përfshi pak kohë më parë në një skandal ku u denoncua se kishte rrahur dhe kërcënuar një shtetas, pasi ai e akuzonte se kishte marrëdhënie intime me gruan e tij.

Çifti i përfshirë në atë ngjarje ishin Algert Beluli dhe Anxhela Ngjeqari, ndërkohë që Algert Beluli publikoi audio-përgjime me ish-zyrtarin Lagji, ku ky i fundit e kërcënonte me jetën e vajzës dhe i thoshte ‘do ta bëj trupin thela-thela’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb