Shpërthimi i raketave në Poloni, ka alarmuar ndërkombëtarët. Së fundmi një reagim zyrtar ka ardhur nga Varshava, pasi rusët dhe ukrainase akuzojnë njëra tjetrën. Varshava thotë se raketa është ukrainase.

“Raketa që ra në Poloni me siguri është e lëshuar nga Ukraina”, kështu deklaroi ndër të tjera presidenti polak Andrzej Duda, duke shtuar se “nuk kemi prova të sakta që do të na lejonin të konkludojmë se ishte një sulm ndaj vendit tonë”.

Rënia e raketës, e cila i përket sistemit të mbrojtjes kundërajrore të Kievit, tha presidenti polak, ndoshta mund të jetë një ‘aksident fatkeq’.

Për shkak të rënies së raketave në territorin e saj, Polonia ngriti gatishmërinë luftarake dhe po mendohet edhe aktivizimi i nenit 4 të aleancës së NATO-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb